[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfundon takimi i nënsekretarit amerikan me liderët shtetëror



Botapress, 9 Mars-Ka përfunduar takimi mes nënsekretarit amerikan për Çështje Politike, David Hale dhe liderëve shtetëror.

Takimi i Hale me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli, ka nisur në ora 8:30 dhe është mbajtur në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Hale para vizitës së tij në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku edhe është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Menu Title