[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfundon takimi Hahn-Vuçiq, kjo ishte tema kryesore



Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn para arritjes në Kosovë, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas mediave serbe detajet e këtij takimi nuk janë bërë të ditura por që sipas tyre tema kryesore e Hahn dhe Vuçiq ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve serbe, transmeton Indeksonline.

Ky diskutim pritet të bëhet edhe në Kosovë, në mes Hahn dhe krerëve të vendit. Ndryshe pak më parë është bërë e ditur se takimi në mes presidentit të Kosovës, Hahsim Thaçi dhe komisionerit Hahn është shtyrë nga ora 13:15 kur parashihej të mbahej për në ora 16:00.

Menu Title