[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfundon seanca e parë gjyqësore ndaj Gucatit, mbetet në paraburgim



Botapress 1 Tetor – Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.Megjithëse nga pala mbrojtëse u kërkua që ai të lirohej nga paraburgimi, Prokurorja e rastit e ka vlerësuar si të nevojshme që në këtë fazë ai të mos lirohet pasi mund të kryejë veprën e njëjtë penale.

“Mbetet i nevojshëm në këtë fazë paraburgimi të Gucatit pasi nuk ka rrethana të reja që mund të ndikojnë në gjetjet që janë dhënë në aktakuzë. Megjithatë, në disa deklarata të mëparshme publike, Gucati ka afirmuar publikisht që do të vazhdojë të bëjë publike çdo informacion qe mund t’i bije në posedim e që kanë të bëjnë me lëndën e kësaj gjykate”, tha Prokurorja.

Nga avokati i Gucatit u kërkua që ky i fundit të lirohej nga paraburgimi duke ofruar edhe një garanci me vlerë 5 mijë euro.

Menu Title