.
×

Përfundon marshimi solidarizues në Paris



Mijëra forca të sigurisë ishin në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e këtij marshimi. Nuk raportohet për asnjë incident.

Përfundon marshimi solidarizues për viktimat e sulmit terrorist në Paris në të cilin u dha një mesazh i fortë bashkpunimi në fushën kundër terrorizmit,

Liderët botërorë morën pjesë në radhët e para të këtij marshimi ku pas përfundimit të tij mbajtën dhe një minut heshtje në nder të viktimave. Dhjetëra liderë botërorë morën pjesë në këtë marshim duke përfshirë këtu presidentin i Këshillit të Evropës Donald Tusk, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutoglu, Kryeministri e Britanisë, Kryeministrin italian, Minsitri i Jashtëm Rus Lavrov dhe shumë liderë të tjerë nga vende të ndryshme të botë.

Ky marshim kundër dhunës dhe terrorizmit solli në Paris edhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin palestinez Mahmoud Abbas si dhe shumë liderë të tjerë nga bota arabe.

Në Paris sot krahas liderëve të tjerë botëror ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili shoqërohet nga disa Ministra si dhe krerët e feve në këtë vend. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Zëvëndës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

Pasi përshkuan një distancë prej 400 metrash Presidenti francez Hollande ka përshëndetur të gjithë liderët e pranishëm dhe ndërkohë i falenderoi ata për solidarizimin në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana tjeter mijëra forca të sigurisë ishin në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e këtij marshimi. Ndërkohë që rreth sheshit ku u mbajt marshimi ishin vendosur një numër i konsiderueshëm snajperash, helikopterët e forcave policore monitoruan situatën nga ajri. raporton Anadolu Agency

Ndërkohë Presidenti frances Francois Hollande dha mesazhe ngushullimi për familjarët dhe të afërmit e viktimave të rëna nga sulmet terroriste.