.
×

Përfundimtare: Vendoset flamuri i Kosovës “Te Rrethi”



Botapress, 13 Shkurt – Pas vjedhjes së flamurit të Kosovës, i cili ishte punuar të vendoset te”Rrethi”, tani është vendosur një flamur tjetër.
Ky flamur është me përmasa më të vogla se ai që u vodh nga persona akoma të panjohur.

Ky flamur u vendos pas heqjes së atij kombëtar që ishte vendosur nga Komuna e Prishtinës.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit, kompania e kontraktuar e bëri një veprim të tillë duke e vendosur atë.

Derisa kompania e vendosi atë, forca të shumta të policisë ishin afër vendit të ngjarjes. Për vendosjen ose jo të flamurit në këtë vend, së fundi kishte shpërthyer një debat i ashpër në rrjetet sociale.