.
×

Përfundimtare: Ramush Haradinajn nuk e votojnë 3 deputetë të PDK-së!



 

 

Botapress, 17 Korrik – PAN-I ka arritur t’i marrë 39 ulëse në Kuvend por jo të gjithë do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër. Kështu I kanë bërë të ditur gazetarit Xhevat Rexhaj burime nga PDK-ja, shkruan Botapress.

“O Xhek po të tregoi se edhe sot ne mbledhjen e kryesise së PDK-se, ashte debatue se 3 deputetë nga PDK nuk janë të gatshem ta votojne Ramushin si kryeminsiter….jemi edhe na ne PDK në siklet….!”

Kështu ka shkruar në Facebook ky gazetar duke mos dhënë detaje se kush janë ata 3 deputetë të PDK-së që nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Koalicioni I PDK-së me AAK e Nismën përveç se I ka shkaktuar humbe të madhe PDK-së, duke humbur 10 deputetë, në këtë parti kanë shpërthyer reagime të ashpra të atyre që kanë qenë kundër kandidimit të Ramush Haradinajt për kryeminsitër, shkruan Botapress.