[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfaqësuesi rus në OKB: BE po dështon në Kosovë



Përfaqësuesi rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Pyotr Ilyichev, ka folur në Këshillin e Sigurimit, ku po diskutohet për Kosovën.

Ai e ka quajtur si të papranueshme që, sipas tij,  Serbia dhe qytetarëve të saj të jenë të ekspozuar përballë ofendimeve.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se një dialog, i cili ka stagnuar po del nga binari dhe Bashkimi Evropian ka dështuar të ketë ndikimin e nevojshëm te shqiptarët,” ka thënë përfaqësuesi rus.

Sipas Ilyichev, njëri ndër dështimet e BE’së është krijimi i Asociacionit të komunave serbe të Kosovës dhe se nga këto rrethana nuk po sheh rregullim raportesh mes kombeve, duke fajësuar autoritetet e Prishtinës për këtë”

“Ka kërkesa të anëtarësimit të Kosovës në OKB, por nuk kemi parë asnjëherë ndonjë reagim të Prishtinës, ndaj shumë situatave tensionuese të shkaktuara ndaj serbëve në Kosovë,” ka shtuar Ilyichev.

Përfaqësuesi rus ka përmendur edhe arrestimi i Ramush Haradinajt dhe Gjykatën Speciale, duke shpresuar se kjo e fundit do të gjykojë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, për akuzat mbi krime të luftës.

Menu Title