.
×

Përfaqësuesi i veteranëve Xhevdet Qeriqi, vendos të ikë nga Kosova 20 vite pas lirisë



Përfaqësuesit të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, i janë shuar shpresat për një të ardhme më të mirë në Kosovë.

Ai sot ka aplikuar për vizë punë në perëndim, për të ikur nga vendi.Lajmin e ka bërë të ditur vet përmes një postimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

“Sot aplikova për termin për vizë drejt përendimit, vitin e ardhshem po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, u shpreh Qeriqi.

Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017 Qeriqi, kishte qenë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, por që nuk kishte arritur të siguronte vota të mjaftushme për të siguruar ulëse në Kuvend.