.
×

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së në Obliq demanton Mehmet Krasniqin



 

Arif Krasniqi, përfaqëuses i UÇK-së në komunën e Obliqitit, ka reaguar ashpër kundër deklaratës së kandidati të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obliqit, Mehmet Krasniqit, shkruan Botapress.info

 

Krasniqi ju ka drejtuar me shqetësim familjarëve të Dëshmorëve, Invalidëve e Veteranëve të UÇK-së të komunës së Obliqit duke thënë se kandidati për kryetar të kësaj komuna nga LDK është duke u munduar të përfitojë në  krah të popullit dhe kë krah të këtyre kategorive të dala nga lufta.

 

Më posht ju sjellim letrën e plotë të tij drejtuar familjarëve të dëshmorëve  e invalidëve të luftës:

 

Të nderuara Familje të Dëshmorëve,Invalidë dhe Veteran të UÇK-së të komunes së Obiliqit.�

Të nderuar qytetarë.�Duke përcjellë debatin televiziv të kandidatëve për kryetarë të Obiliqit,kandidati i LDK-sē Mehmet Krasniqi duke u munduar të përfitojë në popull dhe në krah të ktyre kategorive të dala nga lufta e UÇK-së që kinse zotëri Xhafer Gashi ka premtuar lagje të dëshmorëve gjatë fushates elektorale në vitin 2013,ne si Shoqata e demantojmë këtë shpifje dhe tendencë të Mehmetit që të irritojë dhe të kthej këto kategori kundër z.Xhafer Gashit me kto lloj shpifje e gënjeshtra të përgaditura nga bashkëpuntorë të tijë të pandërgjegjshëm dhe të etur për pushtet e për përfitime materiale e të cilët as nuk e arriten dhe as nuk do e arrijnë kurrë e sidomos në emër të luftes.�Xhafer Gashi duke dashtë që të tregohet modest dhe duke e ditur sa e ndijshme është kjo kategori edhe pse ne insistuam që në fushatë elektorale të përmendë 77 Banesat e dedikuara për kategoritë e dala nga lufta e UÇK- ai prap nga modestia nuk e bëri,për ta dëshmuar krejt këtë është e lehtë sepse në atë komision i cili ka filluar punen për ndarje të tyre edhe ne e kemi një anëtarë komisioni i cili në bashkëpunim me SH.D.L  paraprakisht do të bëjnë përzgjedhjen e listës së përfituesëve dhe do të jenë të informuar për qdo gjë sa i përket për këtë qështje.�Është meritë e Xhafer Gashit nxjerrja e ktyre banesave këtë të gjithë e dijnë.�Ne si Shoqata nuk do lejojmë që të njolloset emri i bashkëluftëtarit tonë Xhafer Gashi përndryshe kryetarë aktual në Komunen tonë.�Ne si SH.D.L të UÇK së e paralajmërojmë Mehmet Krasniqin që të mos i përdorë Shoqatat për fushatë elektorale duke shpifur e njollos bashkëluftëtarin tonë Xhafer Gashin,përndryshe do të ballafaqohet me padi në prokurori.Mehmeti ma mir është të heshtë duke e ditur të kaluaren e tijë dhe duke e ditur që pikërisht ky Mehmeti ishte ai që në vitin 1998 i injoronte dhe e sabotoi organizimin e luftes çlirimtare.�Veteranët e vërtetë nuk e përkrahin njeriun i cili për 4 vite nga humbja e pushtetit asnjëherë nuk iu përgjigj ftesave as nuk i njohu dhe as nuk bëri homazhe para dëshmorëve.��

Me respekt:Përfaqësuesi i SH.D.L-të UÇK-së në Obiliq�Arif Krasniqi -Muja