.
×

Përdorimi i termit “Shqipëri e Madhe” ne mjetet e informimit dhe debate, është vetëvrasës për popullin shqiptar



riza sadiku

Prof. Dr. Riza Sadiku

Ne kohet e fundit, pas lëshimit te fluturakes me Flamurin Kombëtar  te Shqipërisë Etnike, ne stadiumin e Partizanit ne Beograd, ne te cilin  luhej ndeshja ne mes te reprezentacionit te Shqipërisë dhe Serbisë, si ne mjetet informative te Kosovës dhe te Shqipërisë, ashtu edhe ne debatet publike  dhe seancat parlamentare, ne te dyja shtete e lartcekura Shqiptare, çdo dite e ma tepër është  duke u përdorë termi “Shqipëri e Madhe”, mjerisht  nga intelektualet  dhe personalitetet ma te spikatura politike te popullit shqiptare. Një shprehje e tille e çpikur nga Beogradi, është shume e dëmshme  dhe vetëvrasëse për popullin shqiptare, për  këto arsye :

  1. Termi “Shqipëri e Madhe” do te thotë, se shqiptaret duanë te krijojnë një shtet te tille me territore te pushtuara te popujve tjerë, ketë terme e ka  shpik  qeveria e Nikolla Pashiqit   gjate  Konferencës te Ambasadoreve ne  Londër, e cila ka akuzuar  Austro-Hungarinë, gjate  bisedimeve  lidhur me  ceshtjen e caktimit te kufijve te shtetit shqiptar, sipas propozimeve te përfaqësuesit te saj,  gjoja Austria sipas Serbisë donte te krijoje  “Shqipërinë e Madhe” ne Ballkan, qe do te  thotë ne kurrize te  territoreve  serbo-sllave.  Një teze e tille nuk qëndron, sepse vete shkenca  serbe e demanton. Sipas Milivoj J. Nikolajeviq, “Geografia Balkanskog Poluostrova”, (Gjeografia e Gadishullit Ballkanik) Beograd 1905, fq, 224, thekson se  Vilajetet  ne te cilat kane jetuar kryesisht  shqiptaret  kane pas një  sipërfaqe me 86 mije km, katrore , ( Vilajeti i Manastirit 28 mijë km. katror, Vilajeti  i Kosovës 31. 000 km. katror, Vilajeti i  Shkodres 10. 000 km. katror dhe  Vilajeti i Janinës 17 . 000 km. katror). Pra, populli shqiptare kërkon ti bashkoj trojet e veta etnike, te cilat i janë copëtuar me dhune, atëherë pse ia ngjisim vetvetes këtë konotacion  negative, pa nevoje  qe nuk qëndron “Shqipëria e Madhe”,  kur na e kemi termin shume adekuat dhe te natyrshëm, shqiptaret duan Shqipërinë Etnike, me te cilin terme nënkuptohen te gjitha territoret etnike, te cilat janë shkëput me dhune nga shteti Ame, duke  bere pazarllëqe  Fuqitë e Mëdha te kohës, për mos me ia prishe qefin Rusisë, Francës dhe Serbisë ne kongreset  dhe konferencat ndërkombëtare, si qe ishte ai i Berlinit, Konferenca e Ambasadoreve  ne Londër, te cilat vendime u legalizuan dhe u zyrtarizuan  ne Konferencën e Verajes ne vitin 1919, për ndryshe,  mos kishte intervenuar Presidenti  i SHBA-ve ne atë kohe, Udro Vilson, shtetit shqiptar Londinez i është kërcënuar rreziku  serioz nga Serbia, Greqia dhe Italia te ricoptohet përsëri. Ne këtë kontekst, vlen te theksohet, kur përfundon  Konferenca e Londrës, ne mars te vitit 1913, shtypi i Beogradit  ne  shume gazeta, si qe ishin ne atë kohe si : “Srpska Zastava”, “Balkan”, “Serbobran” e tjera, lidhur  me  caktimin e kufijve te shtetit shqiptar te cunguar Londinez   shkruanin, ( me ketë rast po e parafrazoje ): “Austria arriti ta krijoj Shqipërinë e Madhe, por jo sa deshi ajo” , çka do te thotë se,  gjenezën termi   “Shqipëri e Madhe” e ka prej kësaj kohe, sepse qeveria Serbe, edhe me kufijtë e shtetit shqiptare Londinez nuk ka qene e kënaqur, duke e quajtur atë  “Shqipëri te Madhe”  me qellim qe ti japi te drejte vetvetes,  kur do here qe ti jepet mundësia dhe rasti  te kërkoj  ricoptimin e Shqipërisë Londineze, se  gjoja  ajo është krijuar  mbi territoret serbe, gjë qe tentoje ta realizoje ne Konferencën e Versajës ne vitin 1919. Kush donë te mësojë dhe te dije ne mënyrë autentike si janë caktuar kufjet e shtetit shqiptare ne Londër, le te  lexon kujtimet e diplomatit dhe albanologut  austriak  Teodor Ippen, i cili ka marre pjese drejte për se drejti ne Konferencën Ambasadoreve ne Londër, ne kuadër te delegacionit Austro-hungarez, i cili ne mes tjerash thekson se vetëm  për Shkodren, Serbisë i janë dhen 6 qytete me shumice shqiptare: Peja, Gjakova, Prizreni, Dibra, Struga dhe Ohri.
  2. Gjate Luftës se Dyte Botërore, me rastin e ndarjes te shteteve te Ballkanit sipas grupimeve etnike te popullatës, një pjese i territoreve shqiptare qe ishin nen regjimin e Beogradit ne  atë kohe , iu bashkëngjiten  territoreve te shtetit  Ame (Londinez), te cilat ishin te okupuara nga Gjermania dhe Italia,  me ketë rast Beogradi e aktualizoje  termin  “Shqipëri te Madhe”, duke u  përpjekur qe përmes këtij termi ta bindi opinionin ndërkombëtar, se  territoret shqiptare  bashkangjitur  shtetit  Londinez janë te Serbisë. Pastaj, gjate gjithë kohës te regjimit komunist, kur shqiptaret kane kërkuar realizimin e te drejtave te tyre, sipas Kushtetutës dhe normave Ligjore Jugosllave ne fuqi, regjimi i Beogradit gjithmonë ashpër ka kundërshtuar, se Shqiptaret përmes kërkesave te tyre kërkojnë krijimin e “Shqipërisë te Madhe”, me te cilin terme kërkesat e shqiptareve  ka arrite regjimi i Beogradit ti neutralizoje  ne organizatat e ndryshme ndërkombëtare për te Drejtat e Njeriut, dhe te justifikoje masat  barbare policore  ndaj  kërkesave  elementare te Shqiptareve, për  me qene te  barabarte me popujt tjerë te cilit ne atë kohe kane  jetuar nen Jugosllavi. Termi “Shqipëri e Madhe“ i  ç’pikur nga Serbia, për popullin  shqiptare është sinonim i te keqes  dhe vetëvrasës, sepse ne emër te këtij termi janë terrorizuar dhe dënuar shume shqiptare,  kërkesat e shqiptareve me ketë terme nuk merren parasysh dhe nuk  shqyrtohen as ne kohe paqe  ne organizatat  ndërkombëtare,  kurse me termin adekuat Shqipëri Etnike, me te cilin terme nënkuptohen te gjithë territoret  e natyrshme shqiptare, si qe e kane përdorur organizatat politike, te cilat kane vepruar ne mërgim si: Balli Kombëtar, Lidhja Kosovare, Legaliteti, Lidhja e Prizrenit, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane,  Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikane, te cilat,  kërkesat e tyre ia kane paraqiture me mburrje dhe krenari,  ne emër te Shqipërisë Etnike, kane  qene te pranuara dhe te shqyrtuara si ne Organizatat Ndërkombëtare ashtu edhe ne Administratën Amerikane.
  3. Mjerisht sot, ndoshta duke mos e  dalluar domethënien e kuptimit ne mes te termit  “Shqipëri e Madhe” dhe Shqipëri Etnike,  gjithnjë e ma tepër është duke u përdor termi “Shqipëri e Madhe”  jo vetëm ne mjetet e informimit, si qe e kemi rastin konkret ne mjetet e informimit, por mjerisht  ketë terme janë duke e përdorur edhe disa analist te spikatur dhe njohës te mire politikave aktuale te trojeve  etnike shqiptare  dhe shteteve Ballkanike neper debatet  televizive si nga : Muharrem Nita, Halil Matoshi, Dukagjin Gorani, kurse ma me  vullnet e përdor Baton Haxhiu, i cili ne kohen e fundit ne një debat televizive  me analistet e Shqipërisë Londineze, ne TV Klan,  Batoni disa here derdhi lot, duke u bere aspirinë për Serbinë, se  ajo gjate  luftës se  fundit,   ka humb  territore,  Cilat !!!, ato te cilat i ka marre pa drejtësisht ne Konferencën e Londrës … Për mendimin time është turp me u  shprehe  ne atë mënyrë  një  intelektual dhe analist si qe e quan veten Batoni i cili i vjerre “kepet” bajagi lart. Termi “Shqipëri e Madhe” përdoret shpesh edhe nga disa  deputet, gjate debateve politike, si ne Parlamentin e Kosovës ashtu edhe te Shqipërisë, si dhe nga disa Akademik, si qe është  Rexhep Qosja.

Nga gjithë kjo qe ceke me larte, u përpoqa te jap disa sqarime rreth kuptimit terminologjisë “Shqipëri e Madhe” dhe Shqipëri Etnike, me qellim qe ne mjetet e informimit dhe  mjetet publike termi Shqipëri e Madhe mos te përdoret , se ka  konatocion negativ për popullin shqiptar dhe na sjelle dame ne arenën ndërkombëtare, kurse termi adekuat është  ai i Shqipërisë Etnike, te cilin e ka për obligim  çdo intelektual dhe politikan ta përmendi dhe krye larte ta kërkoj me fakte dhe argumente kudo qe vepron. Termi Shqipëri Etnike ka qene dhe ka mbete ideja kryesore  e Rilindësve tone,  e cila ide,  është dhe do te jete gjithmonë aktuale te gjeneratat e tashme dhe te ardhshme, deri sa te behet realitet, me te cilin rast, do te  krijohej edhe paqja e qëndrueshme dhe e përhershme ne Ballkan, pasi shqiptaret kudo qe jetojnë nen shtetet Ballkanike, janë te shtypur, te diskriminuar dhe te pa dëshiruar për te jetuar  te barabarte  nga shtetet sllave, rasti me i freskët është ai qe ndodhi me 14 tetor 2014,  ne stadiumin e Partizanit ne Beograd.