.
×

Përball shtetit të zhveshur, pa siguri e pa punë



Botapress 15 Prill- Rendi i qytetarëve është i gjatë pranë ambasadave në Prishtinë, qytetarët e shumt janë të interesuar për ta lënë Kosovën, interesimi i tyre është për një vizë pune, pasi thonë se në Kosovë nuk ka perspektivë, shkruan Botapress.info

Sadik Imeri që priste në radhë për një vizë pune thotë për Botapress se e ka një vend pune por sipas ti nuk po ka pagë të mirë dhe nuk po mund të ia dal, dhe po e lë Kosovën për një vend pune më të mirë “Unë kam punë por problem është paga, me 200 euro çka me ba unë, ka me i qky kto pare që po i marr, po e la Kosovën për ni punë ma të mire, edhe për një jetë ma të mire”, tha Imeri për Botapress-in.

Ndersa Syzana Hajrullahu nga Gjilani thotë se këtë ikje ia ka imponuar vet shteti, pasi nuk ka punë dhe me nga dy fakultete po mbesin në shtëpi. “ Vet shteti po na imponon me ik, edhe duhet me ik mos me mbet asnjë se kta qyshto dojnë veç me vjedh për veti e na që i kemi nga dy fakultete me mbet në shtëpi edhe me kshyr seri” tha Hajrullahu e mllefosur me gjendjen aktuale në Kosovë për Botapress-in.

Ani pse Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë thirrje duke ju drejtuar qytetarëve të Kosovës që mos të ikin nga vendi, pasi sipas tij Kosova ka kapacitete për zhvillimin ekonomik dhe mund të ia dalin e të bëhët një Gjermani e vogël. Por këto fjalë nuk është që quan peshë aq shumë tek qytetarët që tani ia kanë mësy të ia mbathin, shkruan Botapress.info

Se nuk u bind e thotë vet Imer Vranjevci nga Prishtina, me profesion tregtar, rrefen për Botapress-in për të gjithë atë në të cilen ka kaluar, ai thotë se është zhgenjyer shumë dhe se më nuk e ka ndërmend të rri në Kosovë, an pse tash e 20 vite ai merret me biznisin e ti, “ Unë tash e 20 vite merrem me një biznis të vogel me pem e perime, nuk jam ndalur kurr, ka ndodh ehde natën kam punuar, po nuk e kam mendu që na vjen dita sot kështu për me ik, unë du me dal për një jetë më të mire, jo për veten po për fëmijet e mi, nipat edhe mbesta e mia, jo Ramushi e Hashimi po nuk mundet me na bind hiq kerkush se na mbyten çdo ditë tu na rrejt”, tha i revoltuar me situatën Imer Vranjevci për Botapress.

Tollovi nuk ka vetëm tek ambasadat por edhe tek qendrat ku lëshojnë viza shengen, shumica ishin për viza kroate që të dalin në Kroaci, ishin kryesisht të rinjë e të reja që po presin në rend edhe moti i ftohtë dhe shiu nuk po i ndal pasi sipas tyre  tani janë të bindun që Kosova nuk po mundet të ju krijon kushte për një jetë më të mirë, këtë e thotë Sami Zabeli nga Komuna e Drenasit, ai thotë se është lodhur nga papunësia dhe se Kosova po i lë të zhveshur përball korrupsionit dhe krimit, qytetarët në këtë rast po harrohen dhe po pasurohen vetëm për veten e tyre, “ Jemi lodhur ma, si me qenë në kohën e Milloshoviqit, po pasurohen për veti po arrin për veti e neve popullin po na shkelin e shtypin, po na harrojnë” tha Zabeli për Botapress.info

Ani pse Kuvendi i Kosovës kishte mbajtur një Seancë lidhur më këtë çështje javën që lam pas, ende nuk ka diçka definitve dhe ende qytetarët janë ata që presin para ambasadave për ti zgjidhur problemet e veta, pasi Kuvendi i Kosovës nuk dha ndonjë zgjidhje lidhur më ikjen e tyre, shkruan Botapress.info