[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Për një ditë, ngriten 122 aktakuza në Kosovë



 

Botapress 24 Nentor- Prokurori i Shtetit ka ngritur 122 aktakuza ndaj 157 personave në 24 orët e fundit në Kosovë.Sipas prokurorit, janë ngritur edhe 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburtimit ndaj tre personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër 6 personave.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, duke shkelur rëndë Konventat e Gjenevës në kundërshtim me nenin 152, të KPRK-së, veprime këto të dënueshme edhe sipas nenit 142 të RSFJ-së, “Krime kundër njerëzimit” në kundërshtim me nenin 149 dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës” në kundërshtim me nenin 160 par 4 e 6 te KPRK-së”, është thënë nga Prokuroria.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetedy (122) aktakuza, kundër njëqindepesëdhjeteshtatë (157) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për lëshimin e letërreshtimit ndërkombëtar kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, duke shkelur rëndë Konventat e Gjenevës në kundërshtim me nenin 152, të KPRK-së, veprime këto të dënueshme edhe sipas nenit 142 të RSFJ-së, “Krime kundër njerëzimit” në kundërshtim me nenin 149 dhe “Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës” në kundërshtim me nenin 160 par 4 e 6 te KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër dyzet e nëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1)aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Vrasja“. Po ashtu,

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një (1) personi, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale.

Menu Title