.
×

Për këtë arsye, Irani nuk dëshiron një përshkallëzim me Amerikën



Kur Irani humbi gjeneralin e madh ushtarak, Qassem Soleimani, në një sulm ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit më 3 janar, u zotua se përgjigja e tyre do të ishte “tërmet”, por Rojet Revolucionare Iraniane u përmbajtën me një hakmarrje të kufizuar, pa shkaktuar viktima nga pala amerikane, që  ngriti pyetje se pse regjimi i mullahëve tani po kërkonë qetësi sesa të hakmerrej.

Sipas gazetës “Washington Post”, situata e përkeqësuar e ekonomisë së brendshme është ajo që e bëri Iranin të preferojë të mos “nxitojë”, sepse hyrja në çdo aventurë të drejtpërdrejtë ushtarake me Uashingtonin do t’i bëjë gjërat më keq, veçanërisht pasi Teherani është prekur nga shumë sanksione të rënda ekonomike të vendosura nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore në maj 2018.

Sanksionet e vendosura nga Trump pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore çuan në një tkurrje prej 9.5 përqind në ekonominë iraniane gjatë vitit të kaluar, sipas shifrave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa eksportet e naftës ranë në zero në dhjetor 2019, përkundër sasive që kontrabandistët transportuan jashtë vendit, dihet që ata që blejnë naftë të kontrabanduar paguajnë më pak.

Mes kësaj krize, Irani është siguruar që përgjigja të jetë e kufizuar, në mënyrë që të mos e shtyjë Trumpin që të përgjigjet ashpër, sepse çdo konflikt ushtarak me një superfuqi botërore do ta përkeqësojë situatën, gjë që  do të sillte trazira brenda vendit.