[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Për çka folën Thaçi e Vuçiqi në bisedë telefonike?



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pajtuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që përmes dialogut të zgjidhin çështjet me interes për të dyja këto shtete.

 Thaçi, përmes një postimi në Facebook, tregoi se përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin serb për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë..

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Pas incidentit me “trenin serb”, që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, kryeministri serb kishte paralajmëruar se mes Beogradit e Prishtinës do të mund të vendosej një linjë e “nxehtë” telefonike

Menu Title