.
×

Për cilën punë Meda nuk dëshiron të flasë dhe pse?



A e dini se Meda këngën e ka traditë përcjellë brezi pas brezi? Ka kënduar gjyshi, babai dhe një vëlla i tij, Shemsedini, me të cilët shkonte në dasma e ahengje.

Me vëllanë ka edhe këngë të incizuara në radio. Por, edhe album me këngë folklorike, kushtuar heronjve dhe dëshmorëve tanë, e edhe me ato lirike, për dashurinë…shkruan Kosovarja

Sot Meda është njëri nga këngëtarët më të paguar të skenës sonë muzikore. I ftuar më së shumti në mbrëmje muzikore në vend e në diasporë, tek i mbushë sallat gjithandej ku prezantohet e këndon.

Me fitimin nga kënga ka krijuar një standard të veçantë të jetës për vete e familje.

Kjo, mbase, e ka nxitur këngëtarin të merret edhe me një punë, që pak vetë e dinë, ngase atë punë nuk e bën për publicitet,shkruan Kosovarja

Meda, veç si këngëtar, njihet edhe si humanist i madh. Ka ndihmuar shumë skamnorë, por edhe të dëmtuarit nga lufta, e ku jo pak familjeve u ka ndërtuar shtëpi të reja.

Pra, Medën e duan edhe si këngëtar, por edhe si humanist.

Vlen të theksohet se për punët e tij humanitare nuk ka dëshirë të flasë, e as që dëshiron ta dijë kush. Ndihmat, madje, nuk dëshiron t’i publikojë as në media…

“Këtë punë e bëj për shpirtin tim”, thotë Meda për “Kosovaren”.

meda 1