[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Për 1 muaj, ja sa para nga buxheti i shtetit shpenzuan si zv.kryeministra Hoti e Abazi



Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, për herë të parë në pushtet erdhi Lëvizja Vetëvendosje, e cila pas një maratone bisedash të stërzgjatura arritën të bëjnë një koalicion me LDK-në, i cili ishte jetëshkurtët, për vetëm 50 ditë.

Por, Albin Kurti më 3 shkurt, arriti të bëhet kryeministër i Republikës së Kosovës, e afër vetes mori dy emra të njohur, njëri si analist që iu bashkua VV-së, Haki Abazin dhe ish-ministrin nga LDK-ja, Avdullah Hotin.Hoti u zgjodh zëvëndëskryeministër i parë, ndërsa Abazi i dytë.

Indeksonline ka kërkuar qasje në dokumente publike nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, për të parë se cilat ishin shpenzimet për një mujorin e parë të Kabinetit të ish-kryeministrit Kurti dhe të Kabinetit të kryeministrit të tanishëm, Avdullah Hoti.

Sipas këtij dokumenti Kabineti Qeveritar i Kurtit, për një mujorin e parë, ka shpenzuar gjithsej 8,400.73 euro.

E, vetëm ish- zëvëndëskryeministri Hoti, nga buxheti i shtetit për një muaj ka shpenzuar 1,567 .61 euro.

252 euro ai ka marrë meditje, 528 euro akomodim jashtë vendit, 142.50 euro Hoti ka shpenzuar për dreka dhe taksi. Ndërsa 144 euro për bileta. E drekat zyrtare Hotit sa ishte zv.kryeministër për 31 një ditë i kanë kushtuar 227.10 euro.

E për evente ai shpenzuar 52 euro. 63 euro telefon, e 159.01 karburant.Ndryshe nga Hoti, ish-zv.kryeministri Abazi për një muaj, ka shpenzuar 935. 48 euro më pak se Hoti.Abazi, ka marrë vetëm 39 euro mëditje, 84.50 për dreka jashtë vendit, asnjë cent për akomodim jashtë vendit e bileta.

Ndërsa dreka me buxhet të shtetit për një muaj ka ngrënë në total 147.20 euro. Për evente ka shpenzuar 62 euro, për telefon 43.43 euro, e për karburant 256 euro.Indeksonline ditëve në vazhdim do t’iu sjellë edhe shpenzimet një mujore, të të gjithë anëtarëve të Kabinetit Kurti dhe Hoti.

Menu Title