Zyrtarët e Pentagonit kanë vendosur që nga tani grupin famëkeq terrorist të Shtetit Islamik ta thërrasin ISIS dhe jo ISIL siç iu kishte referuar administrata e ish presidentit amerikan Barack Obama.
Ndryshimi i emrit u bë publik më 13 shkurt nga sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis.
Aktualisht grupi i referohet vetës si Shteti Islamik i Irakut. Në vitin 2013, lideri i saj Abu Bakr al-Baghdadi e ndërroi emrin e grupit në ISIL ( Shteti Islamik i Irakut dhe al-Sham), duke pretenduar në ambiciet e tyre më të mëdha.