.
×

Pentagoni falënderon Shqipërinë për ndihmën kundër ISIS-it



Sekretari amerikan i mbrojtjes, Çak Hegëll, ka falenderuar ministren shqiptare të Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë takimit në Pentagon për mbështetjen e Shqipërisë ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër Shtetit Islamik ISIS.

Në një deklaratë përmbledhëse të takimit, zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi theksoi se Shqipëria ka luajtur një rol kryesor në përpjekjet ndërkombëtare për furnizimin e forcave kurde me armë dhe municione. Ndërkaq, ministrja Kodheli theksoi përpjekjet e ministrisë së mbrojtjes në Shqipëri për të modernizuar forcat e armatosura të Shqipërisë me armë të standardeve të NATOS-s, njoftoi Xhon Kirbi. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Çak Hegëll vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit ndërkombëtar për siguri në Afganistan.