.
×

Pensionihet profesor Sabahujdin Cena-Sosi, ja letra lamtumirës e tij…



 

Sot më 13 mars pensionihet dr.Sabahujdin Cena, profesor universitar, pedagog, pjesëmarrës në Luftën e UÇK-së, shkruan Botapress.

Sabahujdin Cena, të cilin në Rahovec e njohin si Sosi.  sot i mbush 65 vjet dhe me anë të kësaj letra ai ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë bashkudhëtarët e jetës së tij, miqtë, nxënësit, studentët, bashkëluftëtarët e ti…

Ja letra lamtumirëse e profesor Sabahujdin Cenës

 

LAMTUMIRË, DITARË E INDEKSA!

13 mars 2018

 

Sot është 13 marsi, ditë kur jam lindur në Rahovec, atëherë para 65 vitesh, më 1953.

Por, kjo është edhe ditë kur duhet të ndahem dhe t’ua lë lamtumirën ish-nxënësve të nderur, sot intelektualë të shquar, kolegëve të shkollave fillore e të mesme ku punova gjatë tërë jetës, e ku i mbusha vitet për pensionim, prandaj në ditën e sotme, 13 mars të vitit 2018, unë ua lë lamtumirën të gjithëve, do të pensionohem.

Së këndejmi, edhe lamtumira u shkon edhe studentëve të nderuar anembanë trojeve etnike, kolegëve të stafeve akademike e administrative dhe studentëve para të cilëve dola për herë të parë më 1 tetor të vitit 1991 në ish-Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, sot Fakulteti i Edukimit në

Univeristetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, e pastaj edhe në Gjakovë, në Prishtinë e në Gjilan.

Po kështu, lamtumira u kalon edhe bashkëluftëtarëve të nderuar, sot veteranë e invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshëve, Medvegjë e Bujanovc dhe të Ushtrisë

Kombëtare Shqiptare, familjarëve të dëshmorëve dhe lexuesve të nderuar të shkrimeve të para Luftës, gjatë saj dhe pas luftës.

Po kësht, me anë të kësaj fotografie, dua t’u tregoj se kështu do të zhvillohet kjo pjesë e jetës që më ka mbetur.

Kjo pjesë do të kalohet në “Lugun e Gjeraqinës” në pjesën veriore të Rahovecit.

Në fund, dëshiroj që fëmijët e Kosovës ta kenë një fëmijëri më të lumtur se unë dhe gjenerata ime, të rinjtë ta kenë një rini  më të lumtur se unë dhe gjenerata ime, që dëshmorët e kombit ta kenë një vend

të merituar në Parajsë, e unë ta kem një pleqëri të lumtur,

PRA, LAMTUMIRË DITARË, STUDENTË E INDEKSA!