.
×

Peci sugjeron heqjen e taksës por me një kusht ndaj Serbisë



Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka thënë se nuk mund të qëndrojë taksa ndaj Serbisë. Sipas tij, ajo duhet të pezullohet mirëpo me kushtëzim ndaj Serbisë.“

Opsioni me taksën është të pezullohet menjëherë. Taksa nuk i mbron kufijtë mes Kosovës. Taksa duhet të pezullohet dhe pezullimi duhet të jetë i kushtëzuar dhe ky kushtëzim duhet të jetë proporcional dhe i monitoruar në raport me Serbinë sepse nëse Serbia e vazhdon lojën e saj kundër Kosovës, e që veç është duke e bërë, atëherë do të mund ta kthenim taksën”, tha ai në KTV.Ai përmendi çështjen e demarkacionit, e cila sipas tij, la prapa Kosovën në shumë procese dhe njëjtë mund të ndodh në vazhdim nëse nuk veprohet më shpejt.