[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK së shpejti zbulon planin për kryeparlamentarin



Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për vazhdimin e seancës konstituive e cila do të mbahet të enjten e ardhshme me 2 tetor.

Hoxhaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se, në ditët në vazhdim do të dalin me qëndrime edhe rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Ne do ti përgjigjemi ftesës së kryesueses për të marrë pjesë në seancë, ndërsa do të dalim më qëndrime sa i takon zgjedhjes së kryetarit gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës në seancën e kaluar më 18 shtator nuk arrit të zgjedh për kryetar të Kuvendit, të nominuarin, Arsim Bajramin.

Menu Title