.
×

PDK nuk e dorëzon pushtetin, të hënën presin mandatarin e ri nga AAK-ja



Botapress, 20 Korrik – Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të dorëzojë pushtetin. Zyrtarë të kësaj partie politike presin që të hënën AAK-ja të propozojë mandatrin e ri dhe të vazhdojnë koalicionin qeverisës, shkruan Botapress. Së paku kështu ka shkruar Arben Gecaj anëtar i Këshillit Koombëtar të PDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Degës së PDk-së në Prishtinë. Gecaj në një postim të tij në Facebook ka shkruar: Taksa kunder Serbise e marrveshja me Malin e Zi per Cakorr e Kulle eshte jetike per te gjithe ne. AAK per te vazhdu me qellimet, besoj nga e hena propozon mandatarin. Ne punet tona nuk ia lëmë as ne gjysme e as nuk ia shtyjm tjeterkujt, nese nuk i bene ky koalicion, per kendo tjeter keto nuk vlejne, sepse nuk i kemi pyetur, i bejme apo jo.’ ka shkruar Gecaj i PDK-së në Facebook përcjellë Botapress.