.
×

PDK-ja mbetet pa asnjë deputet nga Llapi



 

Botapress, 19 qershor- Partia Demokratike e Kosovës, në këtë mandat nuk do ta ketë asnjë deputet nga Podujeva.Kjo pasi që kandidatët e saj, Naim Fetahu, Kadri Kastrati, dhe Muhamet Latifi nuk arritën të marrin votat e duhura, raporton Ekonomia Online.

Në mandatin e kaluar nga rajoni i Llapit ishin tre deputetë të PDK-së, Naim Fetahu, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi.Dy të fundit kishin dhënë dorëheqje nga posti i deputetit pasi që Gjykata Themelore i shpalli fajtor për Krime Lufte.PDK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit mori vetëm 8042 vota në Llap, duke dal si partia e tretë, pas LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, PDK-ja në Podujevë pati marrë 10.874 vota. Rënia e kësaj partie në këtë komunë, mendohet se ka ndodhur për shkak të mos kandidimit të ish-komandantëve, Latif Gashit dhe Rrustem Mustafës-Remit, por edhe për shkak të koalicionit parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën.

Kjo është hera e parë që kjo parti nuk fiton asnjë deputet në Llap.