[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK e përçarë sa i përket hyrjes së komunës në kredi (Dokument)



Në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës të thirrur për datë 31 janar, pika e tretë e rendit të ditës është propozim-vendimi për miratimin e vendimit për marrjen e kredisë pa interes (sipas marrëveshjes së lidhur mes Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Austrisë) për Projektin “Ndërtimi i kanalizimeve fekale, atmosferike dhe industriale në disa rrugë të Mitrovicës”.

Kjo ka bërë që sot dega e PDK-së në Mitrovicë të mbajë një konferencë për media, ku ka kritikuar komunën e Mitrovicës të drejtuar nga Agim Bahtiri, me theks të veçantë për planifikimin që komuna ka bërë të marrë këtë kredi përmes Ministrisë së Financave nga Qeveria e Austrisë në vlerë prej 6.5 milionë, shkruan Veriu.info.

Edhe pse marrëveshjen për kredi e kishte nënshkruar ish ministri Bedri Hamza, tani kandidati më i mundshëm për kryetar komune nga radhët e PDK-së, kjo nuk e ka penguar zëdhënësin Mehdi Haxha që të kritikoj komunën e Mitrovicës për hyrje në këtë kredi.

Mirëpo, për dallim nga konferencat e fundit, ku të pranishëm kanë qenë nënkryetarët e degës dhe anëtarë të kryesisë, në këtë konferencë të pranishëm kanë qenë vetëm kryetari i degës, Avni Kastrati dhe dy asambleistët Gëzim Shabani dhe Mehdi Haxha.

Mësohet se deri të kjo situatë ka ardhur pasi që Grupi Parlamentar i PDK-së janë për hyrje të komunës në këtë kredi, e cila është pa kamatë dhe fillon të paguhet tek pas 45 muajve pas imlementimit të projektit, që faktikisht i bie pas 6-7 vitesh të filloj të paguhet.

Kjo shihet edhe në këtë dokument të komisionit të PDK-së .

Në kredi të tilla në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga ish ministri Bedri Hamza me Qeverinë e Austrisë, deri më tash kanë hyrë komuna e Podujevës, Gjilanit, Graçanicës dhe ministri, si ajo e Shëndetësisë./Veriu.info

Menu Title