[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 PDK e cakton zëvendësin e Kadri Veselit



 

Enver Hoxhaj është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë. PDK’së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Veseli e Hashim Thaçin.Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit. 

Gazeta mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë. Ai e ka drejtuar PDK’në prej vitit 2015, kur Thaci u larguar për t’u bërë president.Edhe presidenti Hashim Thaci ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit, për t’u nisur në Hagë.

Menu Title