[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK e bën përgjegjës Konjufcën për rastin e Xhamajkës



Avni Bytyqi, zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.Ai në një konferencë për media të mbajtur sot tha se përgjegjësia për këtë çështje i takon Glauk Konjufcës, Ministrit të Punëve të Jashtme.

“Për ne si PDK është shumë pak e rëndësishme se kush ka fol i pari dhe kush ka fol i fundit, me rëndësi është që Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Konjufca duhet ta kuptojë rolin dhe detyrat që i ka”.

“E kuptojmë që është i ri në këtë pozicion, mirëpo Ministri i Punëve të Jashtme është instanca e vetme që e konfirmon pranimin ose jo të ndonjë note verbale për njohje nga shteti”.“Konjufca ka gabuar shumë që e ka bërë publike atë , Ministri është përgjegjës për veprimet që bën në fushën e ti. Ai e ka pranuar se Xhamajka na ka njohur si shtet dhe si i tillë përgjegjës është ai, pasi përgjegjësia i takon instancës më të lartë e që është ai”, ka pohuar Bytyqi.

Menu Title