[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PD: Agani vazhdon me manipulime dhe falsifikime



Kryetari i PD-së z. Sylejman Çerkezi, konsideron se veprimet e fundit nga një grup i vogël në krye me z. Ferid Agani, janë të ulta, joligjore dhe tendencë për ngulfatjen e elektoratit të PD-së dhe vizionit të saj.

Mirëpo, edhe kësaj herë shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD-së, bojkotuan këto organizime të një grupi të vogël në krye me z.Aganin, dhe e vetmja rrugë që i mbeti ishte manipulimi dhe falsifikimet, si herën e kaluar.

Apelojmë të KQZ, që këto veprime absurde të ndalen dhe të pranohet edhe zyrtarisht vullneti i anëtarësisë së gjerë të PD-së për kuvendin e mbajtur me 28 shtator 2016, i vëzhguar edhe nga vet organet kompetente të KQZ-së.

PD më në krye Sylejman Çerkezin, siguron elektoratin e gjerë dhe të gjitha qytetarët, se do të vazhdojë të qëndrojë besnik parimeve, statutit dhe programit, dhe do të angazhohet për kthim në identitet, unifikim të frymës konservatore, që u shpërnda pikërisht nga dëshira e madhe e z.Aganit për karrierë dhe të qenit në pushtet.

Me respekt:
Fidan Mustafa
Sekretar i përgjithshëm i PD-së

Menu Title