.
×

Patë gjithçka por jo edhe mamin e Tunës (Foto)



 

 

Një zonjë mjaft e bukur dhe me sharm sikurse të gjitha nënëat e këngëtareve tona, po del të jetë edhe e këngëtares Altuna Sejdiu, shkruan Kosovarja.

 

Çuditërisht deri tani Tuna nuk na e prezantoi asnjëherë nënën e saj, përveç kësaj fotoje në të cilën shihet bashkë me të dhe duket të jetë realizuar shumë kohë më parë.

Madje që tani kemi një ide se prej kujt trashëgoi Tuna tiparet e bukura prej biondine, ani pse e pa grimuar thënë të drejtën nuk shikohet fare. Për profesionin e saj nuk dihet saktësisht, derisa për babain e saj dihet se është njëri nga mundësit e famshëm dikur, i cili u shpërblye edhe me medalje olimpike. Ndërsa, kur flasim për karrierën e këngëtares, nuk ka dyshim se është njëra ndër më të suksesshmet, ani pse jeta familjare tashmë prej kohësh e ka distancuar plotësisht nga skena.

 

Pavarësisht statusit prej nënë e bashkëshorteje, adhuruesit janë ata që presin risi nga Tuna dhe me gjasë këtë dëshirë këngëtarja do u’a plotësoj së shpejti.