[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pastrohet hapësira rreth stadiumit “Fadil Vokrri”



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipet e Pastrimit po e pastrojnë hapësirën afër stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se pas ndeshjes së Kosovës me Anglinë, e cila do të zhvillohet të dielën në “Fadil Vokrri” do të vendosen edhe kamerat e sigurisë.

“Kjo deponi te stadiumi është pastru disa herë. Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë edhe pse është brenda një prone private. Pas lojës me Anglinë do ti vendosim edhe kamerat në këtë pjesë për të parandaluar në të ardhmen hedhjen e mbetjeve ndërtimore”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Kjo deponi te stadiumi është pastru disa herë. Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera…

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Jeudi 14 novembre 2019

Menu Title