.
×

Pasi të gjithë iu kundërvunë Ermal Fejzullahut për komentin “racist”, reagon vetë këngëtari ndaj Olti Currit



Ish-menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi disa orë më parë ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet duke darkuar me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias, shkruan Botapress.info

Mirëpo ajo çka ka shkaktuar mjaft reagime ka qenë një koment i bërë nga këngëtari Ermal Fejzullahu: “Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është!”

Ndjekësit e Fatonit e kanë cilësuar si një koment racist, por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq. Ai i ka bllokuar komentet, siç mund ta shikoni edhe më poshtë.

Mirëpo, përpos ndjekësve ka reaguar edhe Olti Curri i cili ka shkruar në Instagram: “Ça po më shohin sytë. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt! Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshët: o bol …”

Në vijim, vetë këngëtari i njohur, ka komentuar sërish, por kësaj here në postimin e Olti Currit i cili e quajti atë “djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu!”

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”- shkruan Ermali, shkruan Botapress.info

Me gjasë, reagimet për “çështjen” në fjalë do zgjasin edhe për pak kohë.