.
×

Pasi mori shumë kritika për “Taramelen”, Alketa Vejsiu ua tregon vendin të gjithëve



Alketa Vejsiu ka qenë një ndër personazhet më të komentuara ditët e fundit për shkak të debatit të madh që është hapur në lidhje me historinë e Xheison Baftit.

Gjatë puntatës së fundit, Alketa nëpërmjet një videoje tregoi kushtet e vështira në të cilat rritej vogëlushi dhe i kërkoi të gjithëve që të kontribuonin sa do pak që atij t’i ndërtohej një shtëpi.

Mirëpo, lidhur më këtë nismë por edhe me mënyrën se si fëmijët trajtohen në emisionin e njohur ka pasur shumë reagime.

Përveç Olti Currit dhe psikologes Jeta Tocila, ditën e djeshme reagoi dhe moderatorja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola Bruko e cila përveç se kritikoi ashpër spektaklin tha se Xheisonit do t’i mbetet për gjithë jetën damka ‘Taramele’, që i është vendosur pikërisht në këtë spektakë.

Lidhur me këto deklarata aspak të mira ka reaguar pak minuta më parë moderatorja Alketa Vejsiu nëpërmjet një postimi. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga spektakli dhe pranë saj ka shkruar:

“E mira fiton gjithmone! Ne kete vend s’ka dyshim, ka shume me shume njerez te mire sec mendojme te gjithe ne! Faleminderit❤️ Zoti ju Bekofte!”, ka shkruar Alketa.