.
×

Pasi i dështoi Afrika Qendrore, Daçiq thotë se ky shtet po e tërheqjen e njohjen e pavarësisë së Kosovës



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë ditës së sotshme ka deklaruar se qëllimi i diplomacisë serbe është që të ul numrin e njohjeve të Kosovës në më pak se 97.

Pasi gënjeu se Afrika Qendrore ka tërhequr njohjen, Daçiq tash po pretendon se edhe Somalia është duke e menduar që të tërheq njohjen ndaj Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Ne synojmë që numri të bjerë nën 97, të jetë më pak se gjysma e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit”, tha Daçiq për TV Pink, duke shtuar se ky është një qëllim, në mënyrë që Prishtina, përveç të tjerave, kur bëhet fjalë për votimin, të mos ketë perspektivën e aftësisë për të kaluar.

Diplomati serb pretendon se Nigeria, Uganda dhe Mali nuk e kanë njohur asnjëherë shtetin e Kosovës.

Tutje, ai pretendoi se 14 vende e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Në fund, Ministri serb shtoi se Kosova vazhdimisht po provokon duke bërë përpjekje për t’u bërë anëtare e organizatave ndërkombëtare, të tilla si Organizata Doganore Botërore ose Interpol.