[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria bëri shkelje të Kushtetutës, vjen reagimi i parë nga Presidenca



Vetëm pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës me vendimin për orën policore bëri shkelje kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Zyra e Presidentit, Thaçi.Është këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ai i cili ka shkruar se Kurti është dhunues i lirive të qytetarëve.

“Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:
Edhe zyrtarisht Albin Kurti është dhunues i të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”.

Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste.As “Baballarët e Kushtetutës” nuk do e njihnin nga shkëlfitja që do i bënte!

Menu Title