.
×

Pasi dha dorëheqje nga koalicioni VAKAT: Duda Balje tregon çfarë do të bëjë tutje



Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë dorëheqje nga koalicioni VAKAT, duke thënë se do të vazhdojë si pjesë e grupit parlamentar 6+.

Gjatë ditës së sotme, Balje njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga koalicioni VAKAT, pasi që siç tha ajo, për shkak të agresivitetit të rritur gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit.“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka thënë Balje.

Angazhimin politik ka treguar se do ta vazhdojë si pjesë e grupit parlamentar 6+, përmes të cilit thotë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e boshnjakëve edhe në legjislaturën e ardhshme.“Prioriteti im do të jetë sikur më përpara, prioritetet e komunitetit boshnjak”, ka thënë Balje.