.
×

Pas zyrtarizimit, Talati për herë të parë e nisi konferencën në gjuhën shqipe (Video)



Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, pas miratimit të ligjit për gjuhët, mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën për herë të parë iu është drejtuar në gjuhën shqipe, dhe më pas në gjuhën maqedonase, njofton TetovaSot.

 

“Komenti mbi sjelljen e deputetit Nikolla Gruevski, deri dje Kryeministër dhe lideri i VMRO-DPMNE, mendoj se nuk ka nevojë që unë ta komentojë. Çdo qytetar që e sheh sjelljen e tij dhe do ta tregojë të veten”, theksoi Xhaferi.

 

Ai tha se sjellja e disa deputetëve nuk duhet të kuptohet si një provokim në baza ndëretnike.

“Në lidhje me kërkesat dhe vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve është juridiksion i vetëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas procedurës së duhur do të përcaktojë nëse ligjet e miratuara janë kushtetuese apo jo. Nuk është në kompetencë të Kuvendit”, tha Xhaferi.

 

Pas hedhjes së ujit gjatë votimit nga Gruevski ishte i pamundshëm votimi elektronik që u votuar me ngritje të duarve nga deputetët, u fituan 64 vota dhe kështu përmbushen kushtet e ligjit që të trajtohet si ligj i miratuar, shtoi ai.

 

VIDEO