.
×

Pas vendimit të PZAP-së, vjen reagimi i Bilall Sherifit



Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku i dha të drejtë Nismës Socialdemorkate që të anulohen votat nga Serbia, ka bërë që të reagoj sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi.

Ai në një shënim në Facebook tha se PZAP me këtë vendim e ktheu ligjshmërinë.

Shënimi i plotë:

Me vendimet e sotme PZAP ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë!

Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia!