Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas vdekjes së Naser Makollit në Burgun e Lipjanit, i cili kishte qenë shok dhomë me Astrit Deharin.
Në “Facebook”, Ismaili shkruan se ky dëshimtar kyç në rastin Dehari, vdiq ende ka përfunduar hetimi i pavarur për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që pat hy në qeli ishte i burgosuni Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekë në burgun e Lipjanit, hala pa u hetue në mënyrë të pavarun.
Portalet e publikojnë si lajm të vogël e të rëndomtë, veç me iniciale të të ndjerit. Çka po ndodhë?!?