.
×

Pas suksesit me këngën për nënën, Motrat Mustafa marrin një shpërblim të rëndësishëm



Motrat Mustafa tashmë kanë një kanal shumë të ndjekur në Youtube. Është bërë një histori e tërë rreth këngës shumë të përfolur nga Motrat Mustafa. Në këtë këngë, janë bërë bashkë të 8 motrat, ku i këndojnë nënës së tyre, të cilën gjithashtu e përfshinë në këtë projekt, shkruan Gazeta Express.

Ato i kanë realizuar edhe një videoklip shumë domethënës këngës dhe sapo u publikua, kënga dhe videoja filluan të marrin shumë komente e shikime në Youtube. Në pak javë që nga publikimi, ajo ka arritur të mbledhë mbi 5 milionë shikime dhe shumë njerëz kanë bërë ‘subscribe’ në profilin zyrtar të motrave.

Me këtë rast ata kanë arritur edhe numrin e 100 mijë njerëzve të cilët janë abonuar në këtë kanal, për të marrë njoftime për cdo video të re që ato do të publikojnë. E Youtube i kanë shpërblyer ato me një pllakatë që simbolizon këtë sukses.