.
×

Pas Ronaldos edhe Zidane në Juventus



Zinedine Zidane do ta marrë rolin e ndihmës drejtorit sportiv në Juventus në muajin tetor, pohon një gazetar spanjoll.Francezi është i papunë momentalisht për shkak dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Real Madridit menjëherë pasi ia fitoi Madridit titullin e tretë rresht në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

 

Ka pasur sugjerime se ai do të mundë ta udhëhiqte Katarin në Kupën e Botës 2022, derisa stoli i ekipit kombëtar të Francës as që bëhet fjalë momentalisht sepse trajneri aktual Didier Deschamps i udhëhoqi “Les Blues” drejt triumfit të Kupën e Botës 2018 në Rusi.Libertad Digital, duke u thirrur në burime të gazetarit Juanma Rodriguez, raporton se Zizou do ta marrë rolin e ndihmës drejtorit sportiv në Juve.Zidane ka pasur 200 paraqitje për Juventusin gjatë karrierës së tij, si dhe i ka fituar dy tituj të Serie A.