[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas rastit të Karaçevës, KFOR thotë se do t’i vazhdojë patrullimet që të sigurohet situatë e qetë



Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Komanda Rajonale Lindje, koloneli Eric Riley është takuar sot me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratin. Në këtë takim është diskutuar për sigurinë në zonën e Kamenicës

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga KFOR-i, ku është theksuar se takimi ka qenë pjesë e kontakteve të rregullta të mbajtura midis personelit të KFOR-it dhe autoriteteve lokale në Kosovë.

“Kolonel Riley dhe Z. Kastrati shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë në zonë. Kolonel Riley ripohoi angazhimin e KFOR-it për të vazhduar forcimin e përpjekjeve të veta të qëndrueshme dhe të paanshme për të ndihmuar në sigurimin që situata lokale të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se trupat e KFOR do të vazhdojnë patrullimin e tyre të rregullt në të gjithë zonën, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe organizata të tjera të sigurisë.

“U diskutua gjithashtu për ndikimin e pandemisë Covid19 në komunitetet e Kamenicës, derisa KFOR-i po mbështet institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet për t’iu përgjigjur kësaj emergjence”, njofton komunikata.

“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi, i cili ka qenë në kontakte të rregullta me zyrtarë të ndryshëm nga institucione të ndryshme në Kosovë, ripohoi angazhimin e misionit të udhëhequr nga NATO për të vazhduar të kontribuojë në një mënyrë të paanshme në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizje për të gjithë qytetarët në Kosovë, siç përcaktohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”

“Që nga viti 1999, në kryerjen e misionit të vet, KFOR-i ka mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore, dhe do të vazhdojë të forcojë partneritetin e gjatë që ekziston me institucionet vendore dhe organizatat e sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar”, deklaroi gjeneral majori Riley.

Po ashtu bëhet e ditur se Risi ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës po rritet çdo ditë.

“Bashkëpunimi midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë është shumë efektiv dhe po rritet çdo ditë përmes mekanizmave të konsoliduar të koordinimit të përbashkët në nivele të ndryshme operative. Qëllimi është forcimi i mëtutjeshëm i mbrojtjes, sigurisë dhe lirisë së lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë që KFOR-i dëshiron të sigurojë, në të mirë të sigurisë vendore dhe stabilitetit rajonal”, ka thënë ai.

Gjatë javës që lamë pas, ushtria serbe bashkë me KFOR-in kanë patrulluar në territorin e Karaçevës.

Menu Title