[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas rasteve me koronavirus, Veseli apel qytetarëve: Shtone kujdesin, por jo panikun



Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shtojnë kujdesin, por jo panikun.Ky apel i liderit të opozitës vjen menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve që u konfirmuan në Kosovë me coronavirus.

Veseli tha nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook se Kosova ka mjekë dhe personelë shëndetësorë shumë të mirë dhe qytetarët duhet tu besojnë atyre.

“Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre.Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Menu Title