.
×

Pas mbylljes së tri universiteteve,reagon Universiteti i Pejës



Pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit do të mbyllen. Këtë vendim e ka marrë sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

E për këtë, Sekretari i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Astrit Ademi ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) nuk ka të drejtë ligjore që të nxjerrë vendime për pushimin apo mbylljen e Universiteteve duke i dhënë efekt retroaktiv ligjeve të reja, pavarësisht presionit politik në të cilin gjendet aktualisht!

Ademi ka shkruar se akti juridik me fuqi prapavepruese është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjore në qoftë se cenon të drejtat e fituara me ligjet apo aktet ekzistuese të kohës, ose në qoftë se krijon ndonjë detyrim të ri për marrëdhëniet apo raportet e krijuara më herët.

Postimi i plotë:

Pozicioni PAT i AKA-së

Ndalimi i fuqisë retroaktive të normave juridike përbënë nga parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike.

Në këndvështrim të interesave dhe të drejtave të subjekteve të së drejtës (në këtë rast “Universitetit Haxhi Zeka” në Pejë) si dhe besimit të këtyre subjekteve në rendin juridik, konsiderohet me rëndësi të veçantë ndalimi i fuqisë retroaktive të normave juridike në rastet kur bëhet fjalë për normat juridike që parashikojnë dënime, vendosin detyrime apo rregulla të reja sjelljeje për subjektet e së drejtës. Ndërsa, e kundërta mund të vlejë. Normat juridike me karakter lehtësues apo favorizues për subjektet e së drejtës, sigurisht që në përputhje me parimin e sigurisë juridike, rast pas rasti mund të shtrijnë efektin e tyre edhe për një periudhë të mëparshme apo prapavepruese.

Akti juridik me fuqi prapavepruese është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjore në qoftë se cenon të drejtat e fituara me ligjet apo aktet ekzistuese të kohës, ose në qoftë se krijon ndonjë detyrim të ri për marrëdhëniet apo raportet e krijuara më herët.

Këtë parim e njihte edhe e drejta romake nën maksimën e njohur “lex retro agit in mitius”.

Lidhur më problematiken e bartësve të rijë të AL të cilët ishin akredituar para 5 viteve, kishin punuar dhe vepruar në bazë të rekomandimeve dhe UA deri në fillimin e procesit të riakreditimit, dhe rekomandimet që janë kërkuar të adresohen përgjatë këtyre 5 viteve. Universitet kanë tejkaluar plotësimin e kërkesave të ekspertëve në lidhje me këto rekomandime dhe vendimi për standardet e reja vendosen në shtator 2018, dhe vlerësimi i punës 5 vjeçare të Universiteteve bëhet në bazë të këtyre standardeve të reja që nuk kanë ekzistuar përgjatë 5 viteve të mëparshme.

 

Prandaj, AKA nuk ka të drejtë ligjore që të nxjerrë vendime për pushimin apo mbylljen e Universiteteve duke i dhënë efekt retroaktiv ligjeve të reja ⛔, pavarësisht presionit politik në të cilin gjendet aktualisht!

Ps

Për vëmëndjen e atyre qe i ferkojnë duart dhe nuk dijnë ta kuptojnë drejtë dhe deri në fund fuqinë e ligjit./Njeshi/