.
×

Pas mbylljes së lojërave të fatit, Haradinaj: Do të ia bëjmë qarën për ata që mbesin pa punë



 

Kryeministri Haradinaj thotë se kanë menduar për ata që mbesin pa punë kur lojërat e fatit të mbyllen, dhe për paratë që thuhet se i vinë buxhetit të shtetit nga lojërat e fatit.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit, të cilin do ta bëjë gati për t’ia dorëzuar Kuvendit.

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se është i vetëdijshëm që ligji për lojërat e fatit ka koston e tij.

“Çdo ligj e ka koston e vet. Sa herë votojmë një ligj ka koston e tij, edhe ky ligj e ka. Por ne kalkulojmë se çka bëhet me atë pare. Edhe ashtu ato mbesin në qarkullim”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë të kenë menduar edhe rreth 4000 personave që punojnë në lojëra të fatit.

“Jemi të gatshëm me i trajtu të gjithë ata të ri e të reja që kanë punuar”, është shprehur ai në konferencën për media pas mbledhjes së përjavshme të Qeverisë.