.
×

Pas liberalizimit të vizave, 59% e punëkërkuesve do të ikin nga Kosova!



Sipas një ankete të organizuar me punëkërkues nga Kompania Portal Pune me temën: Pas liberalizimit të vizave, a do të migroni jashtë Kosoves? Në këtë anketë, kanë marrë pjesë 2 mijë respondent, nga të cilët 59% kanë thënë se do të iknin nga Kosova për kushte më të mira të punës, dhe 41% kanë thënë që nuk do të largohen nga Kosova. Këto statistika janë shqetësuese, për shkak se ka rrezik që tregu i punës të mbetet pa fuqinë punëtore dhe profesionale. Por duhet të kihet parasysh se ky anketim nuk është per t’u hedhur poshtë, pasi që në të kanë marrë pjesë 2 mijë respondentë si dhe faqja ku janë anketuar është faqja më serioze për punësim si dhe është kompania më e besueshme nga punëkërkuesit. Shteti duhet të marrë shqetësimet e punëkërkuesve dhe të jetë me vigjilent rreth punëtorëve që punojnë tek disa kompani private, ku nuk respektohen te drejtat elementare të punëtorëve dhe, po ashtu, nuk respektohet Ligji i Punës. Nga hulumtimet e bëra, kemi hasur në shumë probleme dhe kemi parë që pagat janë nën nivelin për punën që bëjnë punëtorët.