.
×

Pas korrupsionit, akuza për nepotizëm në EULEX



Zyrtarët më të lartë të EULEX-it dhe të Bashkimit Evropian kanë ditur se në EULEX ka dyshime të forta për korrupsion dhe nepotizëm. Në vend që të ndërhynin, ata kanë heshtur.

Madje e kanë këshilluar që një gjë të tillë ta bëjë edhe prokurorja angleze, Maria Bamieh.

Në serinë e dytë të hulumtimit për korrupsionin në EULEX, “Koha Ditore” sjell dëshmi për komunikime të zyrtarëve të BE-së lidhur me zhvillimet brenda EULEX-it.

Dëshmitë flasin për një mision të përqendruar në pak njerëz, siç është Jonathan Ratel.

Ai e kishte bërë prokuror një shok të tij të banesës pa pasur asnjë ditë përvojë pune si prokuror./koha