.
×

Pas Gjuriqit, Sveçla paralajmëron takim edhe me Ministrin e Brendshëm serb



Botapress 11 Dhjetor – Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje e sheh si pozitiv takimin e tij në Tiranë me zyrtarin serb Marko Gjuriq, ndonëse u kritikua me të madhe për këtë veprim.

Sveçla në Interaktiv ka thënë se në këto mënyra kuptohen planet e fshehta, në dëm të Kosovës.

Pra e vlerësoni pozitivisht takimin me Gjuriqin? – e pyeti gazetari.

”Unë mendoj se po”.- tha Sveçla, duke shtuar se ”në takime të tilla merren vesh planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës”.

Tutje ai paralajmëroi se do të vazhdojnë të marrin pjesë nëpër konferenca të tilla, duke treguar se së shpejti do të jetë edhe në Sofje, ku pjesëmarrës në konferencë do të jetë edhe ministri i Brendshëm serb.

‘’Nuk është hera e parë që jemi takuar me zyrtarë serbë, përfshirë edhe Gjuriqin. A do të thotë që kjo do të thotë që ne nuk shkojmë në këso konferencash ku bëjnë pjesë zyrtarët e Serbisë. Së shpejti do të mbahet edhe një konference në Sofje, ku jam i ftuar. Aty do të jenë pjesëmarrës edhe ministrat rajonalë, ndër ta edhe ministri i Brendshëm serb’’, ka thënë ai.

‘’Janë qindra konferenca ku VV ftohet. Do të ishte jonormale dhe e dëmshme që ne të mos marrim pjesë në konferenca ku janë edhe zyrtarët e Serbisë’’.