.
×

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, “flasin” edhe nga Gjykata Speciale



Botapress 19 Korrik – Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk ka pranuar të japë informacione për natyrën e ftesës së Haradinajt nga ky institucion.Në një përgjigje për KTV-në, Zyra për media e ZPS-së ka thënë se nuk mund të japë detaje të tilla.

Shumë ftesa janë dërguar nga ky institucion në javën e fundit, përfshirë për Ramush Haradinajn, që është edhe figura më e lartë politike e ftuar nga Specialja deri më tani.

Megjithëkëtë, institucioni që ka 2 vjet që është funksionalizuar, ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë por vetëm ka intervistuar dhjetëra persona si të dyshuar e të tjerë edhe si dëshmitarë.KTV-ja merr vesh nga burime të afërta me zhvillimet e fundit se Haradinaj pritet të intervistohet në mesjavë nga hetuesit e prokurorët e Prokurorisë së Specializuar në selinë e tyre në Hagë.

Mësohet gjithashtu se hapësirat e Speciales në Hagë janë të zëna për javën që vjen.

Nga Haga nuk kanë dashur të komentojë nëse ftesat e shumta të dërguara për intervistime për javën që vjen do të shkaktojnë probleme teknike për shkak të numrit të vogël të dhomave për intervistim.