.
×

Pas disa vitesh flamuri kosovar e zëvendëson atë kombëtar në hyrje të Prishtinës



 

Pas shumë diskutimeve në opinon se përgjegjësi e kujt ishte vendosja e flamurit të Kosovës te rrethi, e madje, edhe alternativave për të gjetur zgjidhjen e duhur, në mëngjesin e ditës së sotme, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në hyrje të Prishtinës po valëvitet flamuri i shtetit, shkruan Gazeta Express.
Mbrëmjen e ditës së martë pati kundërshtime të shumta nga qytetarët që nuk pajtoheshin që flamuri kombëtar të hiqjej nga rrethrrotullimi dhe të vendosej ai i Kosovës.

Përveç këtyre problemeve, pati edhe nga ato teknike që pamundësuan vendosjen e tij pa ndërhyrjen e KEDS’it dhe të zjarrëfiksëve.

Por, kur zjarrëfikësit po ulnin flamurin kombëtar, nga vetura ku po qëndronte flamuri i Kosovës u thye xhami dhe flamuri u vodh.

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një flamur me përmasa të vogla u vendos në hyrje të kryeqytetit.

Ai po valon edhe sot në këtë vend, ani pse kishte të atillë që paralajmëruan se do ta kundërshtonin vendosjen e tij me të gjitha mënyra, e madje, duke shkruar se flamuri është mbrojtur me gjak e kështu duhet të mbrohet përsëri.