[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas arrestimit, EULEX-i e dërgon në këtë vend Nasim Haradinajn



Pasi është ndaluar, nënkryetari i OVL-së së UCK-së, Nasim Haradinaj, është sjell nga hetuesit e Dhomave të Specializuara në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.Në asistim kanë qenë edhe Policia e Kosovës.

Ky arrestim është bërë në rrugë, teksa kanë hasur në kundërshtim të Haradinajt.

Nasim Haradinaj në një deklaratë për medie, pas mbledhjes së mbajtur në OVL-UCK, ka thënë se i bindet vetëm urdhrave të Policisë së Kosovës.Gjatë ditës është arrstuar edhe kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati./GazetaBlic

Menu Title