[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pas 5 rasteve me COVID-19, Komuna e Fushë-Kosovës vjen me një njoftim të rëndësishëm



Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë thirrje për kujdes pas identifikimit të 5 personave me koronavirus në këtë qytet, të cilët raportohet se u infektuan në Vushtrri.

Përmes një njoftimi për media nga kjo komunë bëjnë të ditur se do të punojnë që të parandalohet dhe kontrollohet përhapja e epidemisë.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:

Nga sot në komunën tonë kemi një familje pesë anëtarëshe të infektuar me virusin COVID-19, që të gjithë raste kontakti nga komuna e Vushtrrisë.

Tani është koha që të kemi kujdes të shtuar pas zbutjes së masave nga institucionet qendrore, sepse komuna jonë i ekspozohet shumë mundësisë së infektimit pasi që ka shumë njerëz që lëvizin për arsye të ndryshme në gjithë territorin e komunës sonë.

Qytetarë të nderuar:

Apelojmë që secili të shtoj kujdesin për vetveten dhe familjen e tij sepse është e pa mundur që në këto rrethana të kontrollohet përhapja e kësaj epidemie.

Komuna jonë do të bëjë çmos që të krijoj mundësi për të pamundësuar përhapjen e këtij virusi.

Jeni ju ata që tani e tutje e keni fjalën kryesore, veprimin kryesor, angazhimin dhe vëmendjen ndaj kësaj pandemie.

Menu Title